Kosova

Vendos KQZ, tё dielёn mbahen zgjedhjet

Këtë të diel janë caktuar të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Podujevës. Valdete Daka e KQZ’së thotë se deri tash nuk shohin arsye për t’i ndalur zgjedhjet.

Komisioni Qendror Zgjedhor përmes një konference për media ka njoftuar se, deri tash, nuk është parë si e arsyeshme të anulohen zgjedhjet për shkak të rrezikut nga përhapja e koronavirusit.

“Ne e kemi shqyrtuar dhe nuk e kemi parë të arsyeshme të rekomandojmë te Presideni shtyerjen apo anulimin e këtyre zgjedhjeve. Të shohim nëse ka ndonjë rrezik më të madh, ne prapë mund të mblidhemi dhe nuk është vonë që ato të shtyhen apo të anulohen edhe nesër” , ka thënë Valdete Daka, kryetare e KQZ’së.

Qeveria e Kosovës, si masë parandaluese të përhapjes së virusit Covid-19, ka marrë vendim që të ndalet mësimi dhe të gjitha tubimet publike në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.