Kosova

Vendimi që shtetasit e huaj të hyjnë në Kosovë me test PCR është në fuqi nga tetori

Vendimi për shtetasit e huaj që të kenë një test PCR kur të hyjnë në Kosovë është në fuqi që nga tetori i vitit të kaluar.

Qeveria në detyrë të enjten mori vendime për lehtësimin e masave kufizuese ndaj pandemisë, por ky vendim nuk është ndryshuar.

“Masat për PCR për shtetasit e huaj janë të njëjta prej tetorit. Nuk kanë ndryshuar. Vetëm ora policore, bizneset deri në ora 22:00 dhe ligjëratat me prani fizike nëpër fakultete janë risi”, ka thënë drejtoresha për informim në Zyrën e Kryeministrit, Antigona Baxhaku, për Klankosova.tv.

Ndërkaq, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar kishte publikuar edhe shtetet të cilat konsiderohen me rrezik të lartë të infeksionit.