Kuriozitet

Vendimi i rrallë, autoritetet italiane “dënojnë me vdekje” kafshën që u kthye në rrezik për njerëzit

Sulmi i së hënës në mbrëmje nga një ari ndaj dy personave, babë e bir, në zonën Monte Peller, bëri që presidenti i Provincës Autonome të Trentos, Maurizio Fugatti të nënshkruajë një urdhër vrasjeje ndaj kafshës.

Veshjet e dy të plagosurve dhe prova të tjera të dobishme për identifikimin e kafshës përmes analizës së ADN-së janë dërguar në laboratorin e Fondacionit Mach.

Protagonistët e përballjes brutale me ariun, që ndodhi në rreth 1500 metra lartësi, ishin Fabio dhe Christian Misseroni, babai i 59 vjeç dhe djali i 28.

Ariu kafshoi këmbën e Misseroni para se babai i tij t’i hidhej kafshës në kurriz në mënyrë që i biri të shpëtonte.

Ariu më pas goditi me putër burrin që po rezistonte duke i thyer këmbën në tre vende. Gjatë kësaj kohe Misseroni bënte zhurmë e i tërhiqte vëmendjen ariut për të lëshuar babanë e tij, derisa kafsha u largua brenda në pyll.

Sipas administratës provinciale në Trentino, numri i arinjve është më i madh se mundësia e territorit. Tashmë ka nisur ndjekja dhe gjuetia e ariut fajtor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.