OPINION

Vendimet e kryeministrit Kurti janë të drejta

Shkruan: Elhami QERIQI
Veprimet e Kryeministrit, Kurti, megjithëse janë krejtësisht simbolike, kanë impakt domëthënës.

Deri me tani problemi kryesor mes votuesit (popullit) dhe politikanit ka qenë hendeku marramendës që ndante këto dy kategori sa i përket të ardhurave në shporten familjare, plus benificioneve etj.
P.S. tek Ne ekziston njëfar logjike e mbrapsht se bartësit e institucioneve, por sa t’ lëjnë politikën nuk duhet të bejnë çfarëdo pune, për t’siguruar jetesën. Ata (politikanët) duhet të jenë të priviligjuar përjetësisht dhe duhet të sigurojnë para gjatë qeverisjes që pastaj të bëjnë jetë dhe luks familjar edhe pa punuar. Pra, një ministër, një Kryetar Komune apo një këshilltar politikë nuk ka kuptim të bëjnë punë çfarëdo? , ata duhet të kenë para të gatshme, villa në lagjen Marigona dhe villa anekënd vendit dhe përtej vendi. ?
Kjo është logjika e t’ gjitha partive politike pa perjashtim, perveç VV-se që është në provë të testimit, nese mund t’ndryshojë këtë logjikë apo të i përshtatet asaj.
Krejt në fund, pata lexuar një shkrim ku thoshte se mbas dorëheqjes s’ Kryeministrit britanik, Dejvit Kameron, përshkakë të “Brexit”, ai, Dejvid Kameron, kishte filluar të kultivonte duhanit, si lloj biznesi familjar.
Pra bëjeni tani krahasimin logjikë.
Pra, kjo simbolikë është një kërkesë e kahmotshme e qytetarëve.
EQ

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483