Kosova

Vendimet e Gjykatës lënë pa buxhet Komunën e Leposaviqit

Vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2019, përmes vendimeve gjyqësore, Komunës së Leposaviqit i janë marrë hiç më pak se 1 milion e 324 mijë euro, ose 28,5 për qind e buxhetit të përgjithshëm të kësaj komune. Po ashtu në këtë formë Komunës së Prishtinës gjatë tremujorit të parë të këtij viti i janë marrë 247 mijë euro, Prizrenit 201 mijë euro, Drenasit rreth 190 mijë euro, derisa vlera totale e mjeteve që u janë marrë institucioneve të cilat financohen nga buxheti i shtetit është 4 milionë e 895 mijë euro.

Komuna e Leposaviqit rrezikon të bllokohet në mungesë të mjeteve për të realizuar aktivitetet e parapara gjatë vitit 2019.

LEXO EDHE: Shqiptarët e Mitrovicës së Veriut kërkojnë nga BE-ja ta hapë urën.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave (MF) shihet se vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2019, përmes vendimeve gjyqësore, Komunës së Leposaviqit i janë marrë hiç më pak se 1 milion e 324 mijë euro, ose 28,5 për qind e buxhetit të përgjithshëm të kësaj komune.