Bota

Vendi që deri më tani nuk pati asnjë të infektuar, konfirmon rastet e para me koronavirus

Ishujt Marshall, një nga vendet e fundit në botë i paprekur nga Covid-19, ka regjistruar dy rastet e para pozitive të virusit.

Qeveria e arkipelagut të largët të Paqësorit tha se dy punëtorë në një bazë të SH.B.A.-së kishin rezultuar pozitiv pasi mbërritën nga Hawaii të martën.

Çifti e janë izoluar nga komuniteti i gjerë që nga mbërritja.

Ishujt Marshall mbyllën kufijtë në mars për të mbajtur jashtë virusin.

Gruaja 35-vjeçare dhe burri 46-vjeçar ishin në karantinë pa asnjë kërcënim të transmetimit në komunitet.

Masat e sigurisë në vend kanë siguruar që ata nuk kanë pasur kontakt me komunitetin, thanë zyrtarët.

Shumica e vendeve në Paqësor mbyllën kufijtë e tyre në ditët e para të pandemisë, mes shqetësimeve që sistemet e tyre të dobëta të kujdesit shëndetësor nuk do të ishin në gjendje të përballen me një shpërthim.

Në qershor, Ishujt Marshall lehtësuan kufizimet për të lejuar kryesisht punonjës të bazës ushtarake amerikane dhe vetëm me një karantinë tre-javore në bazë.

Kiribati, Mikronezia, Nauru, Palau, Samoa, Tonga, Tuvalu dhe Vanuatu besohet se të gjithë janë ende pa virus.