SPORT

Vëllezërit Fadil dhe Xhevdet Muriqi, Sahit M. Kelmendi: Me dhimbje të thellë kuptuam lajmin se bashkëlojtari ynë ka ndërruar jetë

Legjendat e futbollit, vëllezërit Fadil dhe Xhedet Muriqi, Sahit Malë Kelmendi, janë të shokuar me lajmin se Shefqet Sinani ka ndërruar jetë.

Bashkëlojtarë në vitet e 80-ta në gjeneratën e artë të Prishtinës, kur garonte në Ligën e Parë Federative të ish Jugosllavisë. 

“E nderuara familje Sinani dhe miq, shokë e bashkëlojtarë të Shefqet Sinanit, me dhimbje të thellë kuptuam lajmin se shoku dhe bashkëlojtari ynë shumëvjeçar paska ndërruar jetë, prandaj pranoni ngushëllimet tona të thella për vdekjen e tij të parakohshme me shpresë se do të gjeni forcën e mjaftueshme me e përballu dhimbjen e madhe!

Me dhimbje dhe respekt, ish-shokët dhe bashkëlojtarët e Shefqetit”, i shprehin ngushëllime familjes Sinani, Fadil Muriqi, Xhevdet Muriqi dhe Sahit M. Kelmendi.