Kosova

Vëllezërit e rrahën motrën e martuar, pastaj dhëndri i sulmoi ata

Të akuzuarit F dhe R.SH vëllëzër, që e kishin rahurr motren R.R dhe bashkëshorti i të njëjtes i akuzuari B.R që kishte sulmuar të akuzuarit vëllëzërit më pas, të hënën deklaruan se janë pajtuar mes vete.

Këtë deklarim për pajtim të akuzuarit e kanë bërë në shqyrtimin fillestar, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.

Të njëjtit deklaruan tani janë pajtuar dhe nuk kanë pasur më probleme, ndësa gjykatës i propozuan që çështjen ta zgjidhin me ndërmjetësim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari  R.SH i ka thënë se, janë pajtuar dhe të gatshëm t’ia shtrijnë dorën e pajtimit njëri tjetrit.

Me deklarimin e të akuzuarit të parë Shabani është pajtuar edhe i akuzuari F.SH.

Ndërsa, i akuzuari B.R  ka deklaruar që e di rastin në tërësi, duke shtuar se janë të të njëjtit vend dhe vërtet janë pajtuar dhe janë të gatshëm ta nënshkruajnë marrëveshjen për ndërmjetësim.

Prokuroria Rukije Sheshivari pas deklarimit te palëve tha se pajtohet me propozimin e të pandehurve që çështja të zgjidhet në procedurën e ndërmjetsimit.

Ndërsa, gjyqtari  Selman Salihu bazuar në deklaratat e dhëna paraprakisht të të pandehurve dhe se të nëjtit janë të gatshëm duke dhanë pëlqimin që lënda të shkoj në procedurë të ndërmjetësimt tek institucioni i ndërmjetësimit që çështja penale të zgjidhet në mënyrë alternative.

Ashtu që, lënda komplet me shkresa të domosdoshme gjykatësi Salihu tha se, do t’i dërgohet zyrtaërve kopetentë të ndërmjetësimit me seli në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ndërsa, ka thënë se  pasi që lënda së bashku me marrëveshjen e nënshkruar nga ndërmjësimi gjyqtari i vetëm gjykues do të marrë aktvendim në lidhje me këtë.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, 1 prill 2019, ka ngritur aktakuzës ndaj të pandehurve sepse më 27gusht 2016 rreth orës 22:30, në shtëpinë e tyre në fshatin Janjevë, të pandehurit F dhe R.SH, pas një zënke familjare me motrën e tyre R.R, të cilën fillimisht e kanë sulmuar duke e rrahur.

Sipas aktakuzës, me të arritur i pandehuri B.R në oborrin e shtëpisë së tyre për t’a marrë gruan e tij R.R, aty ka filluar përleshja, ku të pandehurit me dashje që t’i shkaktojnë lëndime trupore e kanë sulmuar të pandehurin Me një dru mjet i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore, me ç ‘rast i pandehuri Bajram Rashiti dhe bashkëshortja e tij e dëmtuara R.R, kanë pësuar lëndime të lehëta trupore me pasoja të përkohëshme për shëndetin.

Në aktakzusë thuhet se, të pandehurit F.SH dhe R.SH e kanë dëmtuar edhe automjetin të pandehurit Bajram Rashiti.

Me këtë secili veç e veç po ngarkohen ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 par. 2 lidhur me par. 1, dhe veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, nga neni 333 par. 1, të KPRK-sè.

Sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, i pandehuri B.R, me datë dhe vend të njëit sipas diapozitivit të parë, pasi që e kishte thirrë me telefon bashkëshortën e tij R.R, për t’a marrë pasi e njëjta ishte në shtëpinë e vëllëzërve të saj, të cilët e kishin sulmuar dhe rrahur, i njëjti me të mbërritur fillon të përleshet me vëllezërit e bashkëshortës së tij Shabani.

Në dispozitivin e dytë, thuhet se, me dashje të shkaktimit të lëndimeve trupore fillon t’i sulmon me mjet të fort dru, duke përdor edhe sprej, këto mjete të përshtatshme për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore, me ç’rast të pandehurit Shabani dhe e dëmtuara Saranda Ademi, kanë pësuar lëndime të lehëta trupore me pasoja të përkohëshme për shëndetin.

Me këtë sipas prokurorisë i pandehuri ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 par. 2, lidhur me par. 1, tè KPRK-sè. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç, nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë

Shfaq më shumë
//ashoupsu.com/4/3473483