Kosova

Vëllai rreh motrën në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i dhunë në familje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, shkruan Kosova.info.

Viktima femër K-Shqiptare ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.