Show Biz

Vëllai i Norës feston ditëlindjen, ja si e uron Roberti

I vogëli i familjes Istrefi sot feston datëlindjen e tij. Në këtë ditë të veçantë nuk munguan urimet e shumta nga familjarët dhe miqtë për Blendin.

Nora dhe Era uruan vëllain në rrjet sociale dhe publikuan fotografi të tij. Nora në urim u krenua që vëllai i vogël po rritet.

Ndërkaq nuk ka munguar as urimi i Robert Berishës, bashkëshortit të këngëtares, që tash e sa muaj kanë deklaruar se janë ndarë, por që ende jo zyrtarisht. Roberti në urimin e tij i ka kujtuar Blendit, se e do shumë.

“Urime datëlindja Bledush, të don Robqiqi”, shkroi Roberti në IntaStory, ku ka publikuar dhe një fotografi të Blendit me kostum dhe këmishë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.