DOSSIER

Vëlla e motër fitojnë gjyqin, hiqet emri ‘Mehmet Shehu’ nga një rrugë në Ballsh

Avokati Kujtim Cakrani, shpjegoi në një lidhje telefonike për Report Tv, se kërkesa ishte pranuar edhe nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi i cili kishte urdhëruar më 19.09.2018 këshillin bashkiak për të hequr emrin, por kjo kërkesë ishte shpërfillur nga Bashkia e Mallakastrës.

Një gjyq i pazakontë është zhvilluar në Gjykatën Administrative në Vlorë, e cila ka vendosur të pranojë padinë e vëlla e motër, Osman dhe Mirvjen Kaceli, duke hequr emrin ‘Mehmet Shehu’ nga një rrugë në Ballsh. Vendimi për emërtimin e rrugës ishte marrë në 29 maj të vitit 2002 nga Këshilli Bashkiak i Mallakastër, dhe pas një beteje ligjore për dëmshpërblim moral dhe për heqjen e emrit të Mehmet Shehut, vëlla e motër ja kanë dalë të fitojnë. Me një vendim të 21 majit të vitit 2019, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur të dëmshpërblejë me 300.000 lekë Osman dhe Mirvjen Kaceli, ndërsa pala e paditur ishte Këshilli dhe Bashkia e Mallakastrës.

Avokati Kujtim Cakrani, shpjegoi në një lidhje telefonike për Report Tv, se kërkesa ishte pranuar edhe nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi i cili kishte urdhëruar më 19.09.2018 këshillin bashkiak për të hequr emrin, por kjo kërkesë ishte shpërfillur nga Bashkia e Mallakastrës.

Bashkia nuk veproi për ta hequr emrin pas kësaj kërkese, në këto kushte, ne ju drejtuam gjykatës administrative me kërkesë padi, ku kërkuam, të detyrohej këshilli i bashkisë dhe bashkia, të heqin emrin e rrugës “Mehmet Shehu”. Në fund të procesit gjyqësor  Gjykata e Vlorës pranoi kërkesë padinë, duke e detyruar bashkinë të heqë emrin e “Mmehmet Shehut” nga rrugët, dhe të hiqet edhe nga qytetar nderi, dhe të gjitha dekoratat lokale që ka marrë”.

Mehmet Shehu ishte kryemnistër i Shqipërisë nga viti 1954 deri në vitin 1981.