Kosova

Veliu takon Hazirin, diskutojnë për mundësi bashkëpunimi

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, me të cilin diskutuan për menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19.

Me këtë rast ministri Veliu e falënderoi kryetarin Haziri për punën e madhe që po e bënë në menaxhimin e situatës me COVID-19 dhe udhëheqjen e shtabit emergjent komunal  në Komunën e Gjilanit.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se duhet një bashkërendim në mes qytetarëve dhe përgjegjësve institucional, në mënyrë që të zbatohen në përpikëmëri vendimet të Qeverisë së Kosovës, në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Në këtë takim u diskutua rreth funksionalizimit të plotë të Ligjit për Zyrtarët Publik, i cili ndërlidhet direkt në përmbushjen e nevojave të komunave të Kosovës, në këtë rast të komunës së Gjilanit, në rekrutimin e stafit. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.