Kosova

Veliu: Miqësia me ShBA-të është besim

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka folur për takimin e sotëm me përfaqësuesin special të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

Veliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se miqësia me ShBA-të, është njëkohësisht besim.

“Miqësia është njëkohësisht besim; besim i plotë që bashkërrugëtimi ynë, i cili këto 100 vitet e fundit ndërtoi dy shtete shqiptare, do të sigurojë edhe suksesin tonë në shekujt e ardhshëm”, ka shkruar Veliu.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.