EKONOMI

Veliu: E gjeta “Ibër-Lepencin” me borxhe, sot ndërmarrja ka 1 milion e 200 mijë euro

Duke folur për situatën në të cilën ndodhet ndërmarrja, ushtruesi i detyrës së krye-shefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Sami Veliu, është shprehur se ndërmarrja është stabilizuar, dhe se sot ka në xhirollogari 1 milion e 200 mijë euro.

“Nuk e kam gjet gjendjen e mirë financiare, ka qenë duke afruar me një minus prej 100 mijë euro, por me një menaxhim të mirë, duke ju falënderuar edhe bashkëpunëtorëve tjerë të ndërmarrjes kemi stabilizuar ndërmarrjen dhe sot kemi në xhirollogari 1 milion e 200 mijë euro”, ka deklaruar Sami Veliu.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483