Kombëtare

Veliaj: Aeroporti i Rinasit t’i kalojë bashkisë së Tiranës, duhet një ligj për kryeqytetin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur për ‘Buxhetin 2020’ për Shoqatën për Autonominë vendore ka zbuluar dy kërkesa që pritet të bëhen me kalimin e kohës nga Bashkia e Tiranës.

Sipas Veliajt e para është që  Aeroporti i Nënë Terezës t’i kalojë si territor bashkisë së Tiranës, pasi sipas tij duke nisur që nga rruga shfaq problematika të mëdha për mënyrën se si menaxhohet.

“Do të jetë një nisëm me një korrektim të kufijve territorial e bashkive. Kanë lindur disa probleme, qoftë edhe për të bërë një shkollë. Nuk mundet Aeroporti që të jetë më në fushë Krujë dhe rruga në Vorë. Rruga ka 192 çarje në rrugë. Për këto dy bashki, Rinasi është në periferi. Nuk investohet më në një territor që nuk është i imi, është shkelje. Ti jepet bashkisë së Tiranës.” tha Veliaj.

“E dyta është ligji për Tiranën. Ka një ligj për Parisin, Londrën por edhe për Prishtinën. Konsumi është i madh. Po vijnë festat. Konsumi fizik është i madh. Për kryeqytetin duhet të kemi një tiranë kapitale. Si krye sieli duhet të ketë një kosto. Kemi marrë disa modele shumë të mira. Nga kufijtë e Tiranës, deri në qendër. Është kartolina e Shqipërisë. Ne nesër presim një vendim të rëndësishëm. Nga 500 qytet ne jemi në 5 të parët për qytetin e të rinjve. Por duhet ta rregullojmë. ” shtoi më pas kreu i bashkisë së Tiranës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.