Kosova

Vela: Nisma nuk e kaloi pragun për 81 vota

Analisti Blerim Vela ka shkruar në Facebook se koalicioni Nisma-AKR-PD nuk ka arritur ta kalojë pragun as pas numërimit të shumicës së votave të diasporës.

Sipas Velës, deri tani, me numërimin e votave me postë, koalicioni Nisma-AKR-PD nuk ka arritur të sigurojë 5 për qind të votave, por është shumë afër.

“Nisma eshte poshte pragut prej 5% per vetem 81 vota. Mbeten me u verifiku dhe numeru votat me kusht (24 mije) dhe votat nga Serbia (mbi 4 mije)”, ka shkruar Vela në Facebook.