Kosova

Vela: LVV-së do t’i kërkohet emri i mandatarit për qeverinë e re, por pa kufizim kohor

Në rrethanat e krijuara pas rrëzimit të qeverisë, njohësit e zhvillimeve politike, po i komentojnë mënyrat se si duhet institucionet t’i çojnë proceset përpara – raporton Kosova.info

Blerim Vela, analist i njohur, ka thënë ndër të tjera që letra që duhet t’i dërgohet Lëvizjes Vetëvendosje (LV), duhet të jetë e ngjashme me atë që iu dërgua Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në gusht të vitit 2019.

Ja komenti i plotë i tij, bashkë me dokumentin:

“Letra që do t’i dërgohet LVV-së nga Hashim Thaçi do të jetë e njëjtë si ajo drejtuar PDK-së në gusht 2019.

LVV-së do t’i kërkohet emri i mandatarit për qeverinë e re, por pa kufizim kohor se kur duhet të përgjigjet.

Çdo përmbajtje tjetër e letrës do të jetë në kundërshtim më Kushtetutën e vendit”