SPORT

Vedat Muriqi shënon gol, kërset kënga shqipe midis Fenerbahçes (VIDEO)

Fenerbahçe në krye me Vedat Muriqin arritën fitore të rëndësishme në fundjavë në kuadër të Superligës së Turqisë.

Sulmuesi i Kosovës realizoi gol në fitoren 2:1 të gjigantit turk kundër Ankaragucun, shkruan Zëri.info, derisa 25-vjeçari asistoi edhe te goli i parë.

Pas përfundimit të pjesës së parë, kur skuadrat u drejtuan drejt zhveshtoreve, në stadium u vendos një këngë shqipe.

“Skifterja e zemrës” ishte kënga e Bes Kallakut e cila u lëshua në stadiumin “Sukru Saracoglu”.

Për më shumë, momentin në fjalë mund ta shikoni në videon e mëposhtme

Skifterja e zemrës në stadiumin e Fenerbahçes on Vidnews.