SPORT

Vedat Muriqi rezulton pozitiv me COVID-19

Vedat Muriqi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Në testimet e bëra së fundmi te Lazio, sulmuesi prizrenas ka rezultuar pozitiv me pandeminë botërore Coronavirus.

Sipas burimeve të Tuttomercatoweb, reprezentuesi i Kosovës ka dalë të jetë pozitiv me COVID-19, duke u vetëizoluar menjëherë.

Kjo vije menjëherë pas kalimit të tij te Lazio nga Fenerbahce, derisa 26-vjeçari besohet se është infektuar në një aheng familjar.

Para pak javësh Muriqi ishte në Kosovë dhe në atë turmë të mbledhur, thuhet se është infektuar me coronavirus. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.