SPORT

Vedat Muriqi nuk ka të ndalur, bëhet sërish hero i Rizesporit me golin e tij

Rizespor ka barazuar si mysafir i Alanyaspor në kuadër të Superligës së Turqisë në futboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Bahcesehir Okullari Stadium”, Rizespor ka marrë barazim të artë 1:1 ndaj Alanyasporit.

Golin e vetëm në këtë ndeshje për Rizesporin e shënoi sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Futbollisti nga Prizreni shënoi nga pika e bardhë në minutën e 65-të për rezultatin 1:1.

Me këtë gol, Muriqi numëron plotë 16 gola në elitën e futbollit turk këtë edicion.
Ndryshe, 24-vjeçari nga edicioni i ardhshëm pritet të transferohet në Fenerbahce.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483