SPORT

Vedat Muriqi flet pas super paraqitjes së mbrëmshme

Fenerbahce ka mposhtur Denizlisporin me rezultat 1-2 në ndeshjen e Superligës turke.

Më meritori për këtë fitore pa dyshim që ishte Vedat Muriqi, i cili realizoi gol dhe bëri asistim.

Ylli i Kosovës ka thënë se nuk është e rëndësishme nëse shënon ose jo por rezultatet e skuadrës.

“Denizlispor kishte ndërruar trajnerin dhe e dinim se ishin shumë të motivuar. Prandaj jemi përgatitur dhe fituam dhe për këtë jemi të lumtur”, u shpreh Muriqi.

“Nuk është problem edhe nëse nuk shënoj gol, me rëndësi është fitorja”.

“Po luaj me bashkëlojtarë shumë të talentuar. Zakonisht më pasojnë shumë gjatë lojës. Por nuk është me rëndësi goli, por në fund të sezonit të marrim titullin e merituar”, theksoi mes tjerash sulmuesi i Kosovës.

Sulmuesi 25 vjeçar këtë edicion në tetë paraqitje ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar edhe një asist. 

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.