“Veç edhe Milloshi të ka mbetë pa përkujtu”: Kurti i merr 800 komente në postimin përkujtues të Gjingjiqit

Postimi i djeshëm përkujtues i kryeministrit Albin Kurti për kryeministrin e vrarë serb Zoran Gjingjiq po merr reagime të shumta nga analistët. Por, çka i thanë qytetarët në postim?

Kurti u shpreh me fjalë mjaft të dhembshura për Gjingjiqin, që ishte vrarë më 12 mars 2003 në Beograd.

Kryeministri ynë deklaroi se Serbia për dy shekuj ekzistencë i kishte pasur vetëm dy vjet demokraci, dhe ato dy vjet gjatë qeverisjes së Zoran Gjingjiqit.

Postimi i kryeministrit deri tash (10:22) i mori plot 70 shpërndarje dhe afro 800 komente.

Por, çka thanë njerëzit e thjeshtë?

“Ka dyshime që Facebook-un e ki bashkë me Vuçiqin! “ – i shkroi V. K.

“Bir, vetëm edhe Milloshi të ka mbetë pa e përkujtu.” – i shkroi B. L.

“Përkujtoje edhe Milloshin, rehabilitoj Sheshelin, Mlladiqin e Karaxhiqin. Qysh po nuk ki fije turpi me dalë me postu kësi sene? Gjaku i qatyne heronjve sonte frymën ta nxoftë bre idiot!” – tha L. M.

“Autori i këtij shkrimi a thu kush është? Nëse neve ja fillojmë me i vajtu serbët a do të thotë kjo që po kërkojmë prapë vëllaznim bashkim me Serbinë? Kujdesuni me shkrime sepse popullata nuk i do këto gjëra. Ju lutem kujdesuni se çfarë shkruani dhe menaxhoni.” – shkroi L.M.

“O bir, a je me ne a me ata?” – tha Sh. S. Ashtu si edhe shumë komentues të tjerë.

“As edhe një fjalë për familjen e Agron Haradinajt ndërsa të bjen mend për serb. Turp Kryeministër!” – U.

Go to TOP