SPORT

Vdiq vajza nëntëvjeçare e Luis Enriques

Ish-trajneri i Barcelonës dhe Spanjës, Luis Enrique ka bërë të ditur se e bija e tij nëntëvjeçare ka vdekur, pas përballjes me kancerin.

Enrique u largua nga roli i tij si trajner i Spanjës më herët gjatë këtij viti, për t’u fokusuar te e bija e tij.

Vajza e tij, Xana, vuante qe pesë muaj nga një kancer i eshtrave.

“Vajza jonë Xana ka vdekur këtë pasdite në moshën nëntëvjeçare, pas luftës intensive prej pesë muajsh ndaj osteosarcomas. Ju falënderojmë të gjithëve për dashurinë që na keni dhënë gjatë këtyre muajve dhe vlerësojmë mirëkuptimin tuaj. Po ashtu duam të falënderojmë stafin e spitaleve për dedikimin dhe tretmanin, për motrat medicinale dhe vullnetarët”, ka shkruar ai në rrjete sociale.

Enrique ishte trajner i Barçës mes viteve 2014 dhe 2017 dhe udhëhoqi këtë klub në dy tituj të ligës, tre Kupa të Mbretit dhe një Ligë të Kampionëve më 2015. Ai zëvendësoi Fernando Hierron si përzgjedhës i Spanjës pas Botërorit të tmerrshëm më 2018 dhe e udhëhoqi kombëtaren vetëm në shtatë ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.