KULTURË

Vdiq këngëtari Bill Withers në moshën 81-vjeçare

Këngëtari i njohur Bill Withers ka vdekur në moshën 81-vjeçare, konfirmuan familjarët e tij.

Withers, i njohur më së shumti për këngët e mirënjohura “Ain’t no sunshine” dhe “Lean on me”, vdiq pas disa komplikimeve në zemër, raporton BBC.

Këngëtari, siç kanë njoftuar familjarët, ka vdekur të hënën në Los Angeles.

Withers njihej për vokalin e tij të butë e madje si tekst-shkruajtës i këngëve më të njohura të viteve të 70’ta, si “Just the two of us”, “Lovely day” dhe “Use me”, përcjell Koha.