Kombëtare

Vdiq inxhinieri që mbikëqyri punimet në ndërtesat kapitale të Prishtinës

Ka vdekur sot (17 maj) në moshën 77 vjeçare, doajeni i ndërtimtarisë në Kosovë, Alaudin Behluli.

Ai, si inxhinier i ndërtimtarisë, ishte i palodhur në ngritjen e objekteve kapitale të kryeqytetit Prishtinë, si Pallati i Rinisë, me të gjitha objektet përcjellëse, Pallatin e Shtypit “Rilindja”, Stacionin e Policisë, e shumë objekte tjera.

Behluli ishte edhe udhëheqës i ekipeve sportive të cilat nën udhëheqjen e tij treguan sukses të konsiderueshëm. Nën drejtimin e tij, ekipi futbollistik KNI Ramiz Sadiku ka treguar suksese te mëdha gjatë viteve të 1980-ta.

Behluli u lind në vitin 1942 në Gjilan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.