KULTURË

Vdiq aktorja e Hollywood-it, Doris Day

Legjenda e Hollywood-it, Doris Day, filmat e së cilës e kanë bërë atë një nga yjet më të mëdha gra të të gjitha kohërave, vdiq në moshën 97-vjeçare.

Këngëtarja e shndërruar në aktore ka lujatur në filmat si: Calamity Jane dhe Pillow Talk.

Filmat The Man Who Knew Too Much dhe That Touch of Mink e kanë bërë atë të njohur në gjithë botën.

Fondacioni i Kafshëve Doris Day tha se ajo vdiq të hënën në shtëpinë e saj në Kaliforni.

Bëhet e ditur se, së voni, aktorja ka vuajtur nga pneumonia.

“Ajo ka qenë e rrethuar nga disa miq të afërt në momentin kur ka vdekur”, thuhet në njoftim.

Çmimet që Day ka marrë përfshijnë Medaljen Presidenciale të Lirisë më 2004 dhe një Grammy për arritje jetësore më 2008.

Leave a Reply

Your email address will not be published.