Bota

Vdesin tre persona nga vërshimet në Itali

Të paktën tre persona kanë vdekur në ishullin italian të Sardenjës si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.

Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë lumenj që vërshojnë nëpër qytetin Bitti në provincën Nuoro.

Mediat italiane raportojnë se nga tre të vdekurit, njëri ishte i moshuar që u mbyt në shtëpi dhe një burrë që gjendej në automjet.

Erërat e fuqishme dhe reshjet e shiut që filluan të premten, ndërprenë energjinë elektrike dhe detyruan qindra njerëz të evakuohen.

Adrea Sddue, kryetar i qytetit të provincës Nuoro, ka paralajmëruar reshje të mëdha në këtë zonë dhe u ka kërkuar banorëve që të kenë kujdes maksimal.