Bota

Vdesin 15 persona, humbën jetën pasi u lënduan në tollovinë e shkaktuar teksa disa qytetarë po aplikonin për viza – shkruajnë mediat ndërkombëtare

Së paku 15 persona kanë humbur jetën dhe shumë persona tjerë janë lënduar në tollovinë e shkaktuar në një stadium në Afganistan ku njerëzit po aplikonin për viza, kanë njoftuar autoritetet, raporton agjencia Reuters.

Incidenti ka ndodhur pasi “mijëra persona” ishin mbledhur për të kërkuar leje për të shkuar në Pakistan, ka njoftuar një zëdhënës lokal. Llogaritet se afro 3000 persona ishin mbledhur.

Turma ishte drejtuar për te stadiumi sportiv në vend të vendit të zakonshëm për aplikim për viza në qendër të qytetit Jalalabad.

Aplikimet për viza për të hyrë në Pakistan kanë nisur pas një pauze shtatëmuajshe shkaku i pandemisë.

“Aplikuesit për viza shtynin për të siguruar kuponin nga zyrtarët e konsullatës. Turma doli nga kontrolli, duke çuar deri te shtypja”, ka thënë një zyrtar në Jalalabad për agjencinë Reuters.

Ambasadori i Pakistanit në Afganistan, Mansoor Ahmad Khan, ka thënë se është i trishtuar me incidentin dhe se vendi i tij do të angazhohet bashkërisht me autoritetet afgane për të siguruar infrastrukturë më të mirë për aplikuesit për viza.