Kosova

Vdes viktima që u aksidentua dy ditë më parë në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë viktima që ishte lënduar ditë më parë në një aksident të rëndë që ndodhi në Malishevë, shkruan Kosova.info.

Vozitësi mashkull K-Shqiptar me veturë nga pakujdesia ka goditur një shtyllë elektrike.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjeret femra K-Shqiptare, të cilat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

Më 10.10.2019 nga QKUK është informuar se njëra nga viktimat ka vdekur.

Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në obduksion dhe pritet rezultati i shkaktarit të vdekjes së viktimës.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.