Bota

Vdes teksa bënte seks në një udhëtim pune, gjykata: Është incident në punë

Një burrë që ishte në një udhëtim pune vdiq nga infarkti teksa bënte seks me një grua në dhomën e saj të hotelit.

Tragjedia ka ndodhur në Francë dhe ka pushtuar faqet e gazetave, për shkak të një vendimi gjyqësor tepër kompleks.

Sipas gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit të Parisit, bëhet fjalë për një ‘incident pune’ e për pasojë firma për të cilën punonte është e detyruar të paguajë familjarët e viktimës.

Vendimi erdhi pas një polemike të gjatë ligjore mbi kompensimin midis familjes së një tekniku dhe firmës për të cilën punonte. Ngjarja është e gjashtë viteve më parë, kur i ndjeri ishte në një udhëtim pune jashtë qytetit të tij dhe vdiq teksa bënte seks me një grua që e kishte njohur atje. Pas funeralit, familja e teknikut vendosi të kërkonte dëmshpërblim për ‘incident pune’, por firma, një shoqëri konstruksioni në fushën e hekurudhave, kundërshtoi me vendosmëri duke thënë se i punësuar ishte jashtë orarit të punës e për më tepër i impenjuar në një aktivitet absolutisht privat.

Për një kohë të gjatë shoqërua këmbënguli që i ndjeri nuk mund të konsiderohej ‘i vdekur në punë’, si për shkak se ndodhi jashtë çdo veprimtarie pune, ashtu edhe për shkak se tekniku vdiq në një dhomë tjetër në hotel, jo në atë që i kishte paguar firma. Për avokatët e kompanisë, ‘i punësuari e kishte ndërprerë me vetëdije udhëtimin e punës për një arsye interesi personal, të pavarur nga detyra’, duke u impenjuar ‘në një marrëdhënie seksuale jashtëmartesore me një krejtësisht të panjohur’. Pas disa vendimeve të ndryshme, çështja përfundoi në Gjykatën e Apelit në Paris, ku më në fund gjyqtarët vendosën në favor të familjes së të ndjerit, pasi çdo transferim jashtë selisë së firmës përfshin edhe kohën e lirë dhe atë të udhëtimit, duke detyruar firmën për kompensim.

Tani familjarët do të kenë të drejtën e përfitimit nga shteti dhe nga firma të një page mujore baras me 80% të pagës së fundit të marrë nga tekniku deri në vitin në të cilin ai do të dilte në pension.

Edhe dhjetë vjet më parë, ka pasur vendime të ngjashme në favor të paditësve bazuar në të njëjtin parim, sipas të cilit çdo vdekje apo dëmtim i pësuar nga të punësuarit gjatë udhëtimit të punës larg selisë së firmës është i barabartë me një incident në punë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.