SHËNDETËSIA

Vdes profesori e kirurgu i njohur Safet Beqiri

Ndahet nga jeta profesori dhe kirurgu torakal me famë botërore Dr. Safet Beqiri.

Gjatë veprimtarisë së gjatë profesionale e më shumë se 40 vjeçare, Dr. Beqiri ishte shef i kirurgjisë torakale dhe drejtor ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.