Kronika e zezë

Vdes një punëtor në minierën e Trepçës

Një punëtor i minierës së Trepçës në njësinë e Leposaviqit ka vdekur sot në vendin e punës.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar kryeinspektori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fatmir Gërguri.

Ai ka thënë se i njëjti fillimisht ka humbur krahun e pastaj ka vdekur për shkak të plagëve të marra.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 10:30, në njësinë përpunuese-flotacion. Janë marrë masat dhe është dërguar për trajtim, por nuk ka mundur të iu mbijetojë plagëve”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.