Kombëtare

Vdes një punëtor në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar

Një burrë ka vdekur dje në vendin e punës në Gjilan, bën të ditur Policia e Kosovës.

Me këtë rast dy të dyshuar janë arrestuar për, “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Viktima mashkull K-Shqiptar për deri sa ishte duke punuar dhe si pasojë e lëndimeve, viktima ka vdekur. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit pa shenja jete. Me vendim të prokurorit janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thotë PK.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483