Show Biz

Vdes Ned Beatty

Ned Beatty ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare.

TMZ raporton se aktori vdiq të dielën në gjumë, sipas familjes së tij, transmeton Klankosova.tv.

Nuk ka detaje të tjera në lidhje me vdekjen e tij, megjithatë, ajo nuk ishte e lidhur me COVID-19.

Ned është i njohur më së miri për rolet e tij në Supermen të vitit 1978, Network, Deliverance dhe së fundmi në Toy Story 3.

Ned la pas gruan e tij Sandra Johnson, dhe tetë fëmijët dhe nipërit e mbesat e tij.