Kombëtare

Vdes Kimete Qela-Ymeri, mësuesja e parë e Kadri Veselit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllimet familjes Ymeri me rastin e ndarjes nga jeta të mësueses së tij të parë Kimete Qela-Ymeri.

Veseli tha se Kimete Qela- Ymeri ishte model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme.

Shkrimi i plotë:

Sot jam shumë i pikëlluar, sepse mësuesja ime e parë, Kimete Qela – Ymeri, ka ndërruar jetë. Ky lajm i trishtë më mërziti pa masë. Ishte njeri i mirë, grua model emancipimi për shoqërinë dhe mësuese e mrekullueshme. Ishte frymëzim për mua. Nuk do ta harroj kurrë. Ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve! Pushofsh në paqe, mësuesja ime!

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483