Bota

Vdes ish-kryeministri maroken Youssoufi, figurë e njohur e politikës arabe

Një nga figurat e mëdha të jetës politike marokene, ish-kryeministri Abderrahmane Youssoufi, i zgjedhur në vitin 1998 nga mbreti Hassan II për të drejtuar një “qeveri alternative”, vdiq sot në moshën 96 vjeçare, sipas agjencisë marokene të shtypit MAP.

I njohur për angazhimin e tij ndaj pavarësisë së mbretërisë dhe më pas kundër regjimit të mbretit Hassan II gjatë viteve të udhëheqjes, ai është lideri i vetëm i opozitës në botën arabe që ka këmbëngulur për reforma brenda një qeverie koalicioni.

Ish-aktivisti socialist u varros pasditen e sotme në Kazablanca në prani të një numri të kufizuar të afërmish për shkak të gjendjes së urgjencës shëndetësore.