SPORT

Vdes ish -futbollisti i Paris Saint-Germainit

Ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit, Jordan Diakiese ka vdekur në moshën 24-vjeçare. Lajmi shokues është dhënë nga klubi i fundit i lojtarit, AS Furiani Agliani, që garon në nivelin amator në Francë.

Klubi e ka vlerësuar atë si “djalë të dashur” që gjithnjë ka qeshur. Diakiese ishte bashkuar me klubin Furiani në korrik të vitit të kaluar.

Ish-futbollisti i PSG-së vdes në moshën 24-vjeçare

Në komunikatë të klubit thuhet se lojtarët, stafi dhe të gjithë në klub janë prekur rëndë nga tragjedia dhe se mendimet e të gjithëve janë për familjen e lojtarit të ndjerë.

Sipas mediave franceze, Diakiese ka vdekur në Paris të enjten pasdite.

Arsyeja e vdekjes nuk është bërë e ditur.

Edhe PSG ka shprehur ngushëllime duke publikuar një fotografi të futbollistit po ashtu. Diakiese ka kaluar nëpër Akademinë e Parisit para se të bashkohej me ekipin e dytë të klubit në vitin 2012.

Por nuk ka mundur të avancojë tutje dhe është liruar në vitin 2015. Ka luajtur më pas për disa skuadra të vogla. Ishte pjesë e U-20 të Francës më herët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.