Kosova

Vdes gazetari i njohur, AGK u shpreh ngushëllim familjarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka shprehur ngushëllime familjarëve e miqve të gazetarit, Nexhmedin Paloja, i cili vdiq pas një sëmundje të gjatë në moshën 74-vjeçare.

AGK, përmes një komunikate ka vlerësuar lartë kontributin e gazetarit Paloja i cili për 28 vite kishte punuar në Radio Prishtinë.

Paloja i ka dhënë një kontribut të madh gazetarisë, duke punuar për 28 vjet si gazetar në Radio Prishtinë.

“Paloja i ka dhënë një kontribut të madh gazetarisë, duke punuar për 28 vjet si gazetar në Radio Prishtinë. Ai ishte pjesë e Radio Prishtinës deri në vitin 1990, atëherë kur shqiptarët u dëbuan me dhunë nga puna nga forcat ushtarake serbe”, thuhet në telegramin e AGK-së. /Telegrafi/

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Nexhmedin Paloja PRISHTINË, 05.08.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të…

Posted by Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK on Wednesday, August 5, 2020

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.