Rajoni

Vdes edhe një pacient nga koronavirusi, numri i të vdekurve mbi 100 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoni të Veriut ka vdekur edhe një pacient me koronavirus, ndërsa numri i të vdekur ka shkuar në 112. Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë së këtij vendi, Venko Filipçe.

Ai ka treguar se sot në mëngjes në vdekur një pacient 47-vjeçar nga Tetova, që ka pasur edhe sëmundje kronike. I ndjeri ishte pranuar dje në spital, me simptoma të COVID-19. Ai ishte testuar pozitiv më pas.

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut janë bërë 702 teste, ndërsa janë konfirmuar 23 raste të reja. Numri i të prekurve në vendin fqinj ka shkuar në 1921.

Ndërkohë nëntë pacientë janë shëruar, kurse numri i të shëruarve ka shkuar në 1387 persona. Raste aktive në Maqedoni të Veriut janë 422.

Leave a Reply

Your email address will not be published.