Show Biz

Vdes edhe një aktor i “Beverly Hills”

Aktori amerikan Jed Allan, i njohur më së shumti për rolin e tij në serialin e famshëm televiziv “Beverly Hills, 90210”, ka vdekur në moshën 85-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë djali i tij Rick Brown, i cili zbuloi se babai i tij vdiq paqësisht dhe i rrethuar nga familja. 

Allan ishte i martuar me Toby Brown nga 1958 deri në vdekjen e saj tragjike në 2001. 

Aktori pas vetes la djemtë Mitch, Dean dhe Rick.

Ditë më parë ka ndërruar jetë aktori tjetër i “Beverly Hills, 90210”, Luke Perry.