Bota

Vdes 18-vjeçarja nga koronavirusi

Një 18-vjeçare u bë viktima më e re e koronavirusit në Britaninë e Madhe.

Lajmi pushtoi mediat për shkak të moshës. Por NHS sqaroi se ajo kishte pasur probleme të tjera shëndetësore.

Në listën e problemeve shëndetësore që rrezikojnë pacientin nëse preket nga koronavirusi janë: diabeti, sëmundjet e zemrës, obeziteti, kanceri dhe sëmundjet e veshkave, etj.

Në Britani janë shënuar 48 viktima brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin në 281 në total.

Kryeministri Boris Johnson bëri thirrje sot që të mbrohen personat vulnerabël.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.