Bota

Vdekjet nga koronavirusi në Angli rriten për 828

Vdekjet spitalore në Angli nga koronavirusi i ri janë rritur për 828 duke çuar kështu totalin në 6,483, kanë thënë të mërkurën shërbimet shëndetësore, raporton Reuters.

Shërbimi shëndetësor tha se 46 nga 828 pacientët, të moshave nga 35 deri në 96-vjeç, nuk kishin sëmundje tjera të identifikuara, transmeton KOHA.