Bota

Vdekjet ditore nga koronavirusi në Itali rriten sërish, por bie numri i rasteve të reja

Vdekjet si pasojë e epidemisë COVID-19 në Itali janë rritur për 636 të hënën, shifër kjo më e madhe për më shumë se 100 në krahasim me një ditë më parë, kur u shënuan 525 vdekje, la thënë Agjencia e Mbrojtjes Civile, por numri i rasteve të reja ka rënë dukshëm.

Numri total i të vdekurve që kur kjo sëmundje preku Italinë më 21 shkurt ka shkuar në 16,523, shifra më e lartë në botë, raporton Reuters.

Numri total i rasteve të konfirmuara është rritur për 3,599 në 132,547, që është rritja më e ulët ditore që nga 17 marsi, duke dhënë shpresa se sëmundja mund të jetë në rënie duke iu falënderuar bllokadës së tërësishme të vendit nga 9 marsi.

Para të hënës, rritjet ditore nga 17 marsi kanë qenë nga 4,050-6,557.

Nga të infektuarit, 22,837 u shpallën të shëruar të hënën kundër 21,815 një ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.