SPORT

Vdekja e Emiliano Salës dhe paratë e mbetur pezull, KAS-i merr përsipër çështjen e delikate. Ja çfarë pritet të ndodhë

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) është ngarkuar të japë verdiktin final për çështjen mes klubeve të Kardifit dhe Nantës në lidhje me operacionin e transferimit të ish-futbollistit të ndjerë argjentinas Emiliano Sala.

Organi i lartë i gjyqësorit të futbollit do të vendosë jo më larg se qershori i 2020 për çështjen nëse Kardifi duhet të paguajë ose jo 6 milionë euro për blerjen e Salas.

FIFA i ka dhënë të drejtë klubit francez të Nantës duke detyruar Kardifin që të paguajë 6 milionë euro për mbylljen e transferimit të 28-vjeçarit nga Franca në Angli.

Por, Kardifi e apeloi vendimin në KAS me argumentin se klubi i Nantës është përgjegjës për transportin e Salas drejt Anglisë, udhëtim i cili përfundoi në tragjedi.

‘’KAS-i ka regjistruar ankesën e klubit të Kardifit kundër Nantës për çështjen e vendosur nga Byroja e Komitetit të Statusit të Futbollistëve (FIFA) në 30 tetor 2019.

Sala

Në këtë vendim, Kardifi urdhërohet që të paguajë 6 milionë € për transferimin e Emiliano Salas nga Nanta te klubi anglez. Por, Kardifi ka refuzuar të ekzekutojë këtë vendim. Sipas Kodit Sportiv, çështja ka kaluar te KAS-i.

Këshilltarët e Kardifit dhe të Nantës kanë pranuar që të vendoset një axhendë për seancat dëgjimore. Seanca e parë pritet të mbahet në verën e 2020, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të zbardhet jo më larg se qershori i 2020’’, shkruhet në komunikatën zyrtare të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.

Emiliano Sala vdiq teksa avioni që e transportonte ra në ujërat e kanalit anglo-francez. Në 11 shkurt, forcat e kërkim-shpëtimit gjetën trupin e argjentinasit duke e shpallur të vdekur.

Vdekja e tij hidhëroi të gjithë botën e futbollit. Ndërkohë, fati i pilotit të avionit dhe arsyet e vdekjes së Emiliano Salas mbeten mister pas gati 1 viti.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483