Kosova

Vazhdon të rëndohet situata: Konfirmohen mbi 150 raste të reja me koronavirus, në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1245 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 159 raste pozitive.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj ka shkruar se po ashtu gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

“Sot, është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga Covid-19”, ka shkruar Zemaj. /Telegrafi/

Në muajin dedikuar Ndërgjegjësimit për luftën kundër Kancerit të Gjirit, bëj thirrje për të gjitha nënat, motrat dhe…

Slået op af Armend ZemajTorsdag den 22. oktober 2020