Kosova

Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë nëna që u godit nga vetura në Veternik, lirohet djali i saj

Gjendja e nënës që u godit nga një veturë dje në Veternik vazhdon të jetë e rëndë, ndërsa djali i saj është liruar nga spitali.

Mjeku kujdestar Naser Syla tha se “gruaja po e vazhdon trajtimin dhe është në gjendje të rëndë”.

Doktor Syla tha se djali është liruar nga spitali dhe nuk ka pasur lëndime të rënda.

“Ai është marrë nga policia dhe është dërguar në strehimore”, është shprehur ai.

Një ditë pas aksidentit në Veternik të Prishtinës, ku mbeti e lënduar rëndë një nënë dhe fëmija i saj, qytetarët kanë nisur një peticion për ndërtimin e një mbikalimi.

Vetura ka shkelur gruan dhe fëmijën teksa po tentonin ta kalonin rrugën, kanë njoftuar dëshmitarët nga vendi i ngjarjes.