Kosova

Vazhdon replika e Haradinajt kundër vendimit të Hotit për shuarjen e Task-Forcës kundër Korrupsionit

Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, po e sheh si të gabuar vendimin për shuarjen e Task-Forcës kundër Korrupsionit nga ana e Qeverisë Hoti – shkruan Kosova.info


Për këtë shkak kanë shpërthyer komentet dhe replikat rreth kësaj çështjeje. Pak minuta më parë, Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, i është përgjigjur ish Kryeministrit Haradinaj, duke thënë se qeveria që ai e drejton është e vendosur që ta luftojë korrupsionin. Megjithatë, Haradinaj, ani që partia e tij është pjesë e koalicionit qeverisës, ka vendosur ta sfidojë kryeministrin aktual në këtë pikë, duke e vijuar debatin.


Ja çka i shkruan së fundi: