Kosova

Vazhdon protesta nga ballkonet, sonte kundër mocionit

Organizata Replikë, që tash e disa ditë ka ftuar qytetarët që nga ballkonet e tyre të protestojnë duke bërë zhurmë më mjete metalike kundër ngjarjeve politike vend, për sonte ka thirrur një protestë të re për orën 20:00.

Sipas njoftimit, sonte do të protestohet kundër mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, i iniciuar nga LDK-ja dhe i përkrahur nga partitë opozitare.

“Përkundër thirrjeve të qytetarëve dhe kërkesave tona, LDK-ja dhe partitë opozitare nuk po i përfillin këto kërkesa. Përkundrazi, vendosin për seancën për rënien e Qeverisë në kohë krize shëndetësore. Këto parti nuk janë duke i përfillur kërkesat e qytetarëve të Kosovës në rend të parë, Administratës të Parlamentit të Kosovës e cila ka konstatuar që salla e Kuvendit nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e seancës, dhe kërkesat e Ambasadës të SHBA-ve, Britanisë të madhe, Italisë, Francës dhe Gjermanisë për unitet politik dhe qëndrueshmëri të institucioneve. Sonte në ora 20:00 po protestojmë kundër LDK-së dhe partive opozitare për mospërfilljen e këtyre kërkesave”, thuhet në njoftim e Replikës.

Sipas komunikatës, me vendimin për mbajtjen e seancës së nesërme, politikanët po i shkelin sakrificat e bëra më breza.

“Sonte në orën 20:00 kërkojmë mbrojtje të interesit publik dhe mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. Sonte për 10 minuta e gjithë Kosova me zhurmë të mjeteve metalike kërkojmë anulimin e mbajtjes së seancës në kohë pandemie. Sonte po protestojmë për shëndetin tonë e kundër këtyre politikanëve të papërgjegjshëm. #NukJemiDele”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.