EKONOMI

Vazhdon protesta e të papranuarve në Trepçë

Aplikantët që nuk u pranuan për të punuar në Trepçë, po vazhdojnë të protestojnë 24 orë para këtij institucioni për padrejtësitë që pretendojnë t’u jenë bërë.

Këta thonë se ka pasur parregullsi në procesin e konkursit, teksa për më shumë se një vjet kanë protestuar e janë ankuar në institucione të ndryshme.

Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe familjarë e ish-minatorë, ndërkaq menaxhmenti në detyrë thonë se nuk kanë kompetenca të marrin vendime pasi që bordi nuk është funksional.

Sipas Rafet Ibishit, që është ushtruesi i detyrës së menaxherit në Trepçë, me një mbështetje nga qeveria mund të sistemohen edhe më shumë se 150 punëtorë të rinj.