Kosova

Vazhdon polemika, Avdyli: Kosovën s’do ua lejojmë ta shndërroni në gropë septike

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, i ka komentuar deklaratat e kryetarit të partisë së tij, Isa Mustafa, si dhe zyrtarit të PDK’së, Gani Koci, duke thënë se e kanë të njëjtën mendësi.

Avdyli, përmes një postimi në ‘Twitter’, ka publikuar deklaratat e Mustafës dhe Kocit, të cilat i ka përfaruar duke thënë se “njëri është marksist leninist” e tjetri “komunist tititst”.

“Fjalor i njëjtë nga e njëjta shkollë. Njëri Marksist Leninist e tjetri Komunist Titist. Prandaj këta 2 gjithmonë ishin bashkë,e po shperfaqen çdo ditë. Jo vetëm në fjalor por edhe në veprime. Gropa septike po i bashkon. Ama Kosovën sdo ua lejojmë ta shëndrroni në gropë septike”, thuhet në postimin e tij.

Kryetari i LDK’së e ka konsideruar si “rrëshqitje në gropë septike” marrjen në konsideratë të deklaratave të deputetit Avdyli.

Polemikat filluan natën e mbrëmshme, kur Avdyli e quajti Mustafën si “komunistin e fundit nga ish-Jugosllavia”.

““Komunisti i fundit nga ish-Jugosllavia deri BRSS , i shkolluar në Kumrovc, ministri i fundit i Krahinës Socialiste të Kosovës po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar ne SHBA, në vendin simbol të demokracisë. Ja deri ku arriti mediokriteti i tij”, kishte shkruar në Facebook-un e tij Avdyli.